Aktualitet

Një Po në Karantinë!

Një Po në Karantinë!

Kushtet janë të tilla që vënë politikën dhe politikanët shqiptarë dhe aktorët e saj para sfidash të mëdha. Negociatat do të kërkojnë para se të nisin arritjen e shumë marrëveshjeve dhe realizimin e disa reformave ku një pjesë ka nisur, por asnjë s’ka mbërritur deri në fund dhe madje pikërisht reformat dhe kushtet për të cilat flet dokumenti i BE të kujtojnë sesa a pamundur është të ecësh pa një organizëm të fortë, pa strategjine dhe maturinë dhe sidomos pa shtet nuk futesh dot në proçesin e antërësimit.

Plotësimi i të gjjthave duket se do kërkojë edhe më shumë sesa sakrificë. Lexo më poshtë kushtet!

KUSHTET PËR NEGOCIATAT

Miratimi reformës zgjedhore

Financimi partive politike & fushatave

Zbatimi reformës në drejtësi

Funksionimi i Gj.L dhe Gj.K (sipas Venecias)

Ngritja e strukturave për krimin e organizuar dhe korrupsionin

Të luftojë pastrimin e parave

Të ndalojë azilkërkuesit

Të ndryshojë ligjin e medias (sipas Venecias)

5 prioritetet kyce

Hetimi i gjykatësve e prokurorëve

Të akuzuar për sjellje kriminale

Të hetojë të akuzuarit për blerje votash

Të mbyllë proceset kundër politikanëve e zyrtarëve publikë të lartë

Vendim për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Mbrojtja e minoriteteve

Census në përputhje me KE

Procesi i regjistrimit të pronave

Edhe pse as po-ja as jo-ja nuk krijojnë sot efekt tek shqiptarët, të cilët mendojnë për shëndetin e tyre, janë të izoluar, të trembur dhe siç ka thënë edhe kryeministri janë e jemi vetëm në këtë hall.

Por një ditë e keqja kalon dhe Evropa është dera jonë. Pra edhe në kushtet e karantinës duhet vlerësuar Po-ja në karantinë.

*Shënim editori