Aktualitet

Një polic i infektuar në Korçë, u vetëkarantinua sapo u kthye nga Greqia

Një polic i infektuar në Korçë, u vetëkarantinua sapo

Dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas mediave, bëhet me dije se një prej të infektuarve është një punonjës policie, me histori udhëtimi nga Greqia.

Pas kthimit të tij nga shteti helen ai ishte vetëkarantinuar, duke mos patur kontakte me njerëz të tjerë dhe duke mos punuar, për të zbatuar kështu urdhrin e qeverisë. Pas testit familjarët e tij kanë rezultuar negativ.

Ndërkohë bëhet fjalë edhe për një person tjetër të seksit mashkull, për të cilët nuk ka shumë detaje.