Aktualitet

Një simpatizant i PD më kërcënoi me vdekje! Carlo Bollino tregon mesazhin dhe kush është “killeri dixhital”

Një simpatizant i PD më kërcënoi me vdekje! Carlo Bollino

Gazetari dhe themeluesi i “Report TV”, Carlo Bollino, ke denoncuar në Prokurori një mesazh të ardhur në profilin e tij në Facebook, ku kërcënohej me vdekje.

“Plumi ke ne horre shume shpejt. Mafioz di merda”, shkruhej në mesazh, ku në një shkrim të publikuar nga media e tij, thuhet se personi ishte simpatizant i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Një simpatizant i PD më kërcënoi me vdekje! Carlo Bollino

Bollino shkruan se mesazhi i erdhi menjëherë pas akuzave që Berisha bëri për të në një emision, ndërkohë që çështjen po e lë që ta zgjidhë drejtësia.

Shkrimi i Carlo Bollino-s:

Një simpatizant dixhital i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës më nisi mbrëmë një mesazh vdekjeje. ''Plumi ke ne horre shume shpejt. Mafioz di merda'' më shkruajti në messenger-in personal një farë Arjan Fatime Pupa, lindur në Sukth dhe banues në Itali, në provincën e Novarës. Mesazhi “elegant” më erdhi në 21:41, tamam tre minuta pasi Sali Berisha më sulmonte me shpifjet e tij të zakonshme gjatë emisionit “Opinion” ne Tv Klan të drejtuar nga Blendi Fevziu, kur me ka etiketuar si ''Karlo Malavita''. Lidhja është tepër e dukshme: Berisha më sulmon publikisht duke më mbuluar me shpifje (pa u shqetësuar dhe u ndërprerë fare nga drejtuesi i emisionit, i cili as guxon t’I tërheqë vëmendjen për respekt ndaj një gazetari), dhe një militant i tij më kërcënon me vdekje.

Sot paraqita kallëzim penal në policinë e Tiranës dhe në Prokurori për “kanosje për shkak të detyrës”. Tani, Arjan Fatime Pupa do të përgjigjet përballë gjykatësve për kërcënimin e tij dhe do të jenë ata që do të gjykojnë nëse të kërcënosh me vdekje një gazetar është vepër penale apo jo. Shoh profilin e tij në Facebook ku publikon foto të familjes, i lumtur pranë fëmijëve të tij dhe gruas së tij dhe duket e pabesueshme se si një baba i qeshur të mund të transformohet në një killer dixhital vetëm për t’i pëlqyer Sali Berishës. Profili i tij në Facebook është imazhi i kësaj kontradikte që është kontradikta e mijëra urryesve të tjerë dixhitalë: Foto të familjes ngjitur me share të mesazheve kërcënuese të Berishës dhe Lulzim Bashës, foto të fëmijëve të tyre që presin tortën e ditëlindjes ngjitur me postime që quajnë “kriminel” Edi Ramën ose lavdërojnë dhunën ndaj gazetarëve kritikë me opozitën. Por problem nuk është Arjan Fatime Pupa, të cilin nuk e njoh dhe nuk kam asgjë personale.

Problemi është kjo opozitë që vazhdon të mbjellë urrejtje kundër çdo mendimi ndryshe, e që gënjen pa pushim duke i dhuruar pëlqim dhe besueshmëri atyre që qeverisin. Problemi është Sali Berisha që urren gazetarët e lirë dhe koncepton lirinë e shtypit vetëm për shërbëtorët e tij të vegjël. Problem janë edhe gazetarët që pretendojnë të vërtetën nga të tjerët por ndajnë dhe tolerojnë gënjeshtrat e këtij plaku të inatosur me botën mbarë. Ndoshta ndodh për servilizëm ndaj një ish qeveritari që ka mbushur me miliona besnikët e tij, ose sepse gazetarët edhe sot e kanë frikë, moderatorët televizivë e kënaqin dhe ai flet, flet e flet pa respektuar të vërtetën, duke shpërndarë shpifje e duke shkelur çdo formë respekti për të tjerët. Tani kemi provën se fjalët e tij kanë aftësinë të ndezin edhe dorën e një killeri, për momentin vetëm dixhital.

Kërcënime me vdekje për një gazetar ndodhin kudo, por në demokracitë e vërteta politika dhe forcat e shëndetshme të vendit distancohen dhe dënojnë këtë lloj kërcënimi. Në pritje që drejtësia të bëjë punë e saj, presim që Sali Berisha të kritikojë militantin e tij duke i kujtuar vlerat e jetës, ndryshe, me heshtjen e tij do të bëhet bashkëpunëtor.