Aktualitet

Një thirrje për bizneset që sot hapën ambientet e brendshme për klientët

Një thirrje për bizneset që sot hapën ambientet e brendshme

Sot u hapën lokalet dhe restorantet për ambientet e mbyllura po ashtu edhe pishinat, me nisjen e sezonit të dimrit. Protokollet kundër koronavirusit u publikuan pak ditë më parë dhe sot Ministria e Shëndetësisë ka një thirrje për bizneset që u hapën: Zbatoni rregullat, janë të detyrueshme!

‘Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot: Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subjekt’.

Kush do i kontrollojë?

Siç bën me dije ministria, Task-Forca do inspektojë zbatimin e protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Në raste të shkeljeve do ndërmeren masat sipas ligjit, me gjobë dhe në raste përsëritje deri në mbyllje të biznesit.