Aktualitet

Një tjetër krizë sigurie per Boeing! Ja çfarë ndodhi këtë herë

Një tjetër krizë sigurie per Boeing! Ja çfarë ndodhi

Linjat ajrore po ndërmarrin kontrolle dyfishe pas një incidenti me Boeing 737, në një fluturim të Alaska Airline, ku defekti në një derë, bëri që avioni të rikthehej në pistë pas 20 minutash që ishte nisur.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse incidenti ndodhi për shkak të një defekti në projektim apo diçka tjetër.

Avioni kishte 117 pasagjerë, nga të cilët disa pësuan lëndime të lehta.

Në një deklaratë pas incidentit, përfaqësuesit e kompanisë shprehën keqardhje për incidentin, pa dhënë asnjë detaj përse mund të ketë ndodhur.

Të gjithë avionët Boeing Janë ndaluar të fluturojnë derisa të kryhen kontrollet e duhura.