Aktualitet

Një tjetër mjek ndodhet në gjendje të rëndë tek Infektivi

Një tjetër mjek ndodhet në gjendje të rëndë tek

Një tjetër mjek i prekur nga Covid-19, ndodhet në gjendje të rëndë tek Infektivi në QSUT. Sipas raportimeve të mediave, mjeku nga Puka është infektuar rreth një javë më parë, ndërsa emri i tij nuk bëhet me dije.

Deri tani nuk dihet nëse mjeku ka qenë i shtruar në Infektiv dhe gjendja e tij është rënduar apo është transferuar sot në ambientet e këtij spitali.

170 persona nga bluzat e bardha janë prekur nga COVID-19 në të gjithë vendin, ku gjysma prej tyre janë shëruar.

Kujtojmë se më 30 qershor, ndërroi jetë personi i parë nga radhët e bluzave të bardha i prekur me COVID-19, meku i Hematologjisë, Arjan Pushi.

Lexo me shume: