Aktualitet

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin, rrëfimet e të mbijetuarve. Vaksina në Shqipëri vjen në 2021-shin. Mësimi nga java tjetër me alternime

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura:

Një vit nga tërmeti tragjik. Marrëveshja me Abu Dabin, opozita dhe rrëfimet e të mbijetuarve

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Mëngjesi i këtij 26 nëntori, një vit pas atij të tragjedisë me tërmetin që u mori jetën 51 njerëzve, nisi me një video të kryeministri Rama. Me një dokumentar kreu i qeverisë tregon ndjesitë e tij, veprimet që u morën, kujton të gjithë ata që ndihmuan dhe përkujton 51 viktimat që humbën jetën atë natë.

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

“S`e kishim provuar kurrë më parë diçka të tillë në jetën tonë. Arritja në Durrës ishin drithëruese tek rrënojat e pallatit që kishte zënë poshtë banorët. Kisha një frikë, një frikë të çuditshme nga vetmia. Kanë qenë ditët dhe netët më të çmendura të jetës time. Nuk mbaja mend më as datat pas dy apo tre ditësh”, thotë ndër të tjerash kryeministri. (Lexo këtu)

Pak orë pas videos, Rama njoftoi marrëveshjen e arritur me qeverinë e Abu Dhabit për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës dhe Spitallë. Marrëveshja  ka një vlerë prej 75 milionë dollarë. (Lexo këtu)

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Nga ana tjetër opozita dhe Presidenti Meta u shprehën se është ‘e papranueshme që ende nuk është garantuar strehimi për shumë familje të prekura’. (Lexo këtu)

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Dy nga të mbijetuarit e ngjarjes, Albert Cara, (lexo këtu) i cili humbi tre fëmijët dhe bashkëshorten, dhe Ajet Meçaj, (lexo këtu) i cili humbi bashkëshorten, vajzën dhe mbesën, tregojnë ndjesitë e sprovës që përjetuan atë natë dhe kurajën që gjetën për të vazhduar jetën.

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Këtë ditë, është kapur edhe një video pas kamerash e Evi Reçit, prezantueses së “Vizioni i Pasdites”.

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Evi ka hapur emisionin dhe ka rikujtuar ngjarjen e një viti më parë ku humbi xhaxhain e saj me familjen dhe shoqen e fëmijërisë me vajzën dhe nënën. (Lexo këtu)

Këtë vit për Shqipërinë s’ka vaksinim, vendimet e qeverisë për vaksinën

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Pavarësisht se nuk preferoi të japë një afat se kur do të vijë vaksina kundër Covid në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu la të kuptohej se këtë vit nuk do të mund të nisë vaksinimi. “Shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë efektiv, dhe për arsyen tjetër që vaksina do të vijë në Shqipëri”, tha ministrja. Ajo sqaroi se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për askënd, ndërsa la të hapur mundësinë që prej saj mund të përfitojë edhe privati. (Lexo këtu)

Nuk do mbyllemi për Vit të Ri

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Ministrja Manastirliu la të kuptohej se jo, deri më tani nuk ka vendim, por është në dorën e secilit për të zgjedhur shëndetin para festimeve në grupe. “Është në dorën tonë. Patjetër që do jemi në kushtet e kërkesave të kohës, në normalitetin  ri. Do vijojë të kërkohet shmangia e kontakteve, por do të jemi në familje. Duke respektuar rregullat do gëzojmë dhe shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë efektiv”, tha  Manastirliu. (Lexo këtu)

Mjeku sqaron shqetësimin e riinfektimit me Covid

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Mjeku Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë, është shprehur për riinfektimin se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, pasi deri më tani janë vërtetuar vetëm tre raste në të gjithë botën. "Një opinion i përgjithshëm shkencor është se Sars-covid-2 lë një imunitet jo të përhershëm, tani po flitet për një imunitet 8 muaj deri në 1 vit ", tha ai. Mjeku tregoi edhe rastin e një pacienti të tij, që rezultoi dy herë pozitiv me Covid. (Lexo këtu)

Si do bëhet mësimi nga 1 dhjetori

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Ministria e Arsimit prezantoi skemën e re se si do të zhvillohet mësimi duke filluar nga 1 dhjetori. Në klasat e para. në të pestat dhe klasat e 12-ta do të zhvillohet mësimi si tani, me prezencë në klasë, edhe pas 1 dhjetorit, datë kur nis zbatimi i planit të ri mësimor në kushtet e pandemisë.

Ndërsa për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9-të dhe 10-11 mësimi do jetë i alternuar. Kjo do të thotë se për nxënësit e këtyre klasave: Në javën e parë dhe të tretë të muajit dy ditët e para mësimi do zhvillohet në shkollë, ndërsa 3 ditët e tjera do zhvillohet online. Në javën e dytë dhe të katërt të muajit, mësimi do zhvillohet me dy ditë të para të javës Online dhe 3 ditët e tjera në shkollë. (Lexo këtu)

Do ngrihet Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty kundër UÇK

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Me 83 deputetë që vuan pro, 10 kundër dhe 10 abstenim është miratuar kërkesa për të ngritur Komisionin e Posaçëm lidhur me raportin e Diçk Marty kundër UÇK. Kërkesa për të ngritur një komision të tillë u dorëzua nga kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, me firmën e disa deputetëve të tjerë. Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzohet se ka ndihmuar Dick Martyn duke mbledhur informacione në favor të tij dhe kundër UÇK gjatë kohës së luftës së Kosovës, kur ka patur një rol zyrtar në UNMIK. (Lexo këtu)

Gjermania i kërkon BE-së të mbyllë deri në janar resortet e skive

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Gjermania kërkon që të mbyllen të gjitha resortet e skive deri në janar. Këtë marrëveshje ajo ia ka drejtuar vendeve të BE-së, si një masë për të ndaluar përhapjen e Covid. Kancelarja Angela Merkel tha sot në Parlamentin gjerman se po bëhen përpjekje për të arritur një vendim në të gjithë Evropën. (Lexo këtu)

Greqia vendos të zgjasë Lockdown-in

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Shteti i  Greqisë ka vendosur që masat e kufizimit të zgjasin dhe të jenë në fuqi deri në datën 7 dhjetor. Mësohet se vendimi u mor për shkak të situatës serioze me koronavirusin, me numër të shtuar të të infektuarve. Përmes një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i qeverisë greke tha se Lockdoëni/mbyllja totale do të shtyhet, ndërsa la në pikëpyetje lidhur me festimet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, nëse do ketë masa të shtuara pavarësisht atyre aktualet. (Lexo këtu)

Avokati i Diego Maradonës ngre dyshime për vdekjen e tij

Një vit nga tërmeti tragjik, marrëveshja me Abu Dabin,

Të afërmit e tij kanë ngritur dyshime se nëse mund të veprohej me shpejtësi, Maradona sot mund të ishte ende gjallë. Kunati, njëkohësisht dhe avokati tij, Matias Marlo, kërkon që të fillojnë hetime mbi vdekjen e legjendës së futbollit, ndërsa me një postim në Tëitter shkruan se në 12 orët e fundit të Maradonës ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur është njoftuar ambulanca, ka ardhur me gjysmë ore vonesë. (Lexo këtu)