Aktualitet

Një vit nga mandati i dytë, Veliaj: Do ta mund këtë flamë e do iu bashkohem më i fortë

Një vit nga mandati i dytë, Veliaj: Do ta mund këtë

Një vit nga mandati i tij i dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpreh mirënjohjen për ata që e kanë mbështetur. Me një postim në rrjetet sociale, ai kujton disa nga ngjarjet kryesore me të cilat është përballur qyteti, ndërsa e mbyll me mesazhin: “Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë!”.

“Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të 1 të mandatit të dytë. Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush. E për këtë jam çdo ditë krenar! Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave, me po të njëjtën dashuri si ditën e parë. Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Bashkë”, shkruan Veliaj.

Dy ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se ishte prekur nga Covid-19 dhe kishte simptoma të lehta të virusit.

Lexo me shume: