Aktualitet

Një vit pa ty më duket pafundësi! Deputetja e PS-së Gjylameti kujton vëllain e humbur në aksident

Një vit pa ty më duket pafundësi! Deputetja e PS-së

I ndjeri Elton Macolli humbi jetën pas një aksidenti në tunelin e Elbasanit, pasi u përplas me një kamion. Motra e tij, sot një vit pas ngjarjes së rëndë, shkuan disa fjalë zemre. Viktima punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Postimi i plotë:

Një vit pa ty, na duket pafundësi !
Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë.
Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën . Sjanë pak , kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit, ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.
I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e çdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!