Aktualitet

Një vit pas ikjes, shënim bije për të cilën Xhevdet Ferri do ishte krenar!

Një vit pas ikjes, shënim bije për të cilën Xhevdet

Një vit pas ikjes së Xhevdet Ferrit, aktorit të mirënjohur shqiptar, vajza e tij Bora, ka bërë një dedikim për të.

Me anë të një statusi në rrjetin e saj social Instagram, ajo kujton babanë e saj, i cili e quante me përkëdheli “xhandari i vogël”. Bora Ferri shkruan se këtë vit ka marrë prej të atit leksione jete që nuk i kishte marrë në 34 vite, ndërkohë që e falenderon që i del shpesh në ëndërr.

Një vit pas ikjes, shënim bije për të cilën Xhevdet

“Hi papi, prapë unë, “xhandari i vogël”, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha s'është më lineare për mua. Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu.Funny he?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si në këtë vit që s'ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët. Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë”, shkruan Bora Ferri.