Aktualitet

Një Zot e di sa jam ruajtur, por paska qenë e shkruar! Gazetari Endri Xhafo i infektuar me Covid

Një Zot e di sa jam ruajtur, por paska qenë e shkruar! Gazetari Endri

Gazetari i njohur Endri Xhafo ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhafo përmes një statusi në “Facebook”, ku shkruan se është ruajtur shumë për të mos u infektuar nga virusi, i cili siç duket nuk e ka kursyer.

“Pozitiv me Covid-19. Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar!” shkruan gazetari.

Ndërkaq, vetëm disa javë më parë një tjetër gazetar, Gjergj Figuri u konfirmua pozitiv me Covid dhe u vetëkarantinua.