Aktualitet

Njerëzit janë të lodhur nga deklaratat, duan politika dhe zgjidhje për standard jetese

Njerëzit janë të lodhur nga deklaratat, duan politika dhe

Shqetësimi i investitorëve të huaj për në Shqipëri mbetet korrupsioni por edhe klima politike. Këtë shqetësim e tregojnë  edhe të dhënat të cilat i prezantoi ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila bëri thirrje që ky fenomen të luftohet dhe politika duhet ta luftojë këtë sfidë duke u bërë bashkë: Njerëzit janë të lodhur nga deklaratat duan politika për të arritur një standard të mirë jetese, tha mes të tjerash ambasadorja.

‘Lidhur me klimën e biznesit dhe kemi marrë mendime nga shumë investitorë. Rritja e mundësive të biznesit të amerikanëve është një nga prioritetet e mia këtu në Shqipëri. Anketimi tregon një rënie në klimën e biznesit 2019, përveç tërmeteve, ka edhe pengesa strukturore që bëhen pengesë. Disa problematika janë: Klima politike, Konkurrenca e padrejtë, Korrupsioni. Në tre prioritetet që kam që është rritja e marrëdhënieve për mbrojtjen dhe rritja e investimeve, secila ndikohet nga korrupsioni, shpresoj që komiteti i biznesit do të shikojë për zgjidhje praktike.

Pres të shoh vizionin e dhomës amerikane për rritjen e investime, si do rritet punësimi dhe si do të tërhiqen investimet amerikane. Janë pyetje për dhomën amerikane dhe për qeverinë. Njerëzit janë të lodhur nga deklaratat duan politika për të arritur një standard të mirë jetese. Shqiptarët duan zgjidhje dhe që udhëheqësit të punojnë së bashku dhe qeveria të mundësoj një të ardhme më të mirë, të luftohet korrupsioni dhe të kenë një ekonomi më të mirë. Sërish ju sfidoj të gjithëve që ta përdorni raportin e sotëm për të korrigjuar gabimet. Populli shqiptar do rezultate, vizion dhe mbetem besimplotë se politika shqiptare është e aftë ta kalojë këtë sfidë, SHBA do ju mbështes gjithmonë’, tha ambasadorja Yuri Kim. 

Indeksi i Besimit të Dhomës Amerikane që vlerëson klimën e të bërit biznes gjatë sondazhit të zhvilluar në 2019 ku morën pjesë 221 biznese konkludoi se indeksi ka rënë me 5%.

 Presidenti i dhomës Amerikane Enio Jaço, tha se numri i bizneseve që nuk besojnë tek klima e biznesit në Shqipëri është dyfishuar.