Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm nga Rinasi: Sot duhet të jeni në aeroport 4 orë para

Njoftim i rëndësishëm nga Rinasi: Sot duhet të jeni në

Një orë e gjysmë përpara fluturimit mjafton në kushte normale. Po sot, për shkak të Samitit të BE-së që do të presë Tirana, udhëtarët janë të lutur të paraqiten 4 orë përpara.

Njoftimin e ka dhënë aeroporti i Rinasit në rrjet sociale.

TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.