Aktualitet

Policia njofton: Ja sa qytetarë u gjobitën sot me 3000 lekë për maskën

Policia njofton: Ja sa qytetarë u gjobitën sot me 3000 lekë

171 qytetarë të cilët nuk kishin vendosur maskat janë gjobitur sot nga Policia e Shtetit me 3.000 lekë. Monitorimi është kryer në qytete të ndryshme të vendit. Sipas njoftimit të policisë, ata persona që e kishin maskën por nuk e kishin vendosur, janë këshilluar për rëndësinë e këtij vendimit.

Policia njofton: Ja sa qytetarë u gjobitën sot me 3000 lekë

“Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Policia njofton: Ja sa qytetarë u gjobitën sot me 3000 lekë

Gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse. Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre. Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete.

Policia njofton: Ja sa qytetarë u gjobitën sot me 3000 lekë

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e policisë.