Aktualitet

Njohja e patentave shqiptare në Itali nga 12 korriku

Njohja e patentave shqiptare në Itali nga 12 korriku

Shqiptarët të cilët do të udhëtojnë drejt Italisë, apo ndodhen atje dhe kanë një patentë të marrë në Shqipëri, nuk do kenë nevojë të pajisen me patentë edhe në Itali. Duke filluar nga 12 korriku, të gjitha patentat shqiptare do të njihen në shtetin italian. Kjo pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy ministrive. Ministria e Jashtme njofton se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh nga firosja e saj: Më konkretisht më datë 12 korrik 2021.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

?Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.

?Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Njohja e patentave shqiptare në Itali nga 12 korriku

*Tiranapost.al.