Aktualitet

Nora Malaj pyetet nëse Rama e uroi që u shërua nga koronavirusi

Nora Malaj pyetet nëse Rama e uroi që u shërua nga koronavirusi

Kundërshtarë politikë, por Nora Malaj e ka shprehur edhe publikisht miqësinë që ka me kryeministrin Rama. Duke folur sot për mposhtjen e koronavirusit pas më shumë se tre javësh luftë, ku tregoi se virusi e ka lënë dhe me disa probleme aktuale me sytë, ish zv ministrja e Arsimit dhe ish deputetja u pyet nëse kryeministri Rama e kishte uruar që arriti të mposhtë koronavirusin. Malaj tha se në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqen e njëri tjetrit dhe se beteja politike shkon përtej asaj me jetën.

A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-19?

Nora Malaj:

'Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim por jam e sigurt që ai është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim. Në fund të ditës jemi shumë  pak për të dashur të keqën e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën'.

Nora Malaj për Report TV.