Aktualitet

Nuk dihet sa zgjat imuniteti. Brataj flet për ata që kaluan virusin por duhet të vaksinohen

Nuk dihet sa zgjat imuniteti. Brataj flet për ata që kaluan virusin

Me mbërritjen e dozave të para të vaksinës anti-koronavirusit, përparësi kanë mjekët, personelet shëndetësore, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Kreu i Urgjencës Skënder Brataj tha se pas datës 20 në Shqipëri do të vijnë vaksinat e programuara, 30 mijë në shkurt dhe kështu me radhë:

'Është në bisedime duke u folur me shumë prodhues të vaksinave për të garantuar sasi të tjera. Kështu që jemi drejt hapit të fundit të bllokimit të kësaj sëmundje'.

Në intervistën për Fax News, Brataj u pyet nëse ata persona që kanë kaluar virusin duhet të vaksinohen. Ai përmendi edhe rastin e tij dhe tha:

‘Për personat që kanë kaluar Covidin, kuptohet që imuniteti natyral është më i sigurt se i vaksinës nuk diskutohet, por nuk ka të dhëna sa zgjat imuniteti. Por edhe ata që e kanë kaluar si puna ime që në muajin Mars është e këshillueshme që ta bëjnë. Unë s’e kam bërë sepse pres që të vijë radha e institucionit tim'.

*Tiranapost.al.