Aktualitet

Nuk do ketë gjobë për ata që kalojnë afatin e deklarimit të vendbanimit

Nuk do ketë gjobë për ata që kalojnë afatin e

Ata që kalojnë afatin 30 ditë për deklarimin e ndryshimit të vendbanimit nuk do të gjobiten. Lajmin bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, Ai u bën thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga ky lehtëism dhe të bëjnë deklarimet e vendbanimeve.

Ministri Çuçi tha:

Ne menduam dhe Kuvendi vendosi që penalizimin që ka qenë për mozbatimin e kësaj dispozite në një afat kohe të caktuar ta heqim në mënyrë që ti lëmë hapësirë njerëzve që pa i ngarkuar financiarisht, pa pasur një penalitet, gjobë në këtë rast, ta bëjnë ndryshimin e vedbanimit. U bëj thirrje shqiptarëve që tashmë nuk aplikohet gjobë nëse ka kaluar afati 30 ditor i deklarimit të ndryshimit të vendbanimit. Njerëzit ta bëjnë sa më shpejt këtë deklarim. Nuk ka më gjobë për kalimin e afatit 30 ditor.

Deklarimi bëhet në zyrat e Gjendjes Civile.

*Tiranapost.al.