Aktualitet

Nuk do ketë mbyllje për festat e Nëntorit!

Nuk do ketë mbyllje për festat e Nëntorit!

Aludime të ndryshme lidhur me një mbyllje të mundshme në fundjavë, edhe me rastin e festave të Nëntorit nga qeveria kanë qarkulluar sot në mediat sociale, nisur edhe nga numri i lartë të të infektuarve. Por Tiranapost është interesuar pranë ministrisë së Shëndetësisë për më shumë informacion, ku konfirmohet se në fundjavë nuk do ketë mbyllje, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ta teprojnë, duke harruar situatën me pandeminë dhe rrezikun e përhapjes së infeksionit. Pak më herët në rrjetet sociale, vetë ministrja ka bërë thirrje për këtë fundjavë: Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, deklaratë e cila nënkupton që gjithçka do jetë në vullnetin dhe përgjegjësinë e vetë qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha: 

E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit. Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull.

Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve.

Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!

*Tiranapost.al