Nuk do të mbyllet fundjava! Këto janë të gjitha vendimet që la në fuqi Komiteti i Ekspertëve

Pavarësisht aludimeve, apo dhe sugjerimeve nga ekspertët në vend për ashpërsim të masave, Komiteti Teknik vendosi të lërë në fuqi masat që ishin në dy javët e fundit. Fundjava nuk do të mbyllet, ndërsa do të jenë në fuqi masat që u morën, kjo sipas ekspertëve për shkak të situata është nën kontroll dhe indikatorët tregojnë për një ulje të incidencës.
Vendimet që do vijojnë të jenë në dy fuqi nga dita e sotme 25 shkurt deri me 11 mars:
- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes - 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Shkurt deri me 11 mars.
- Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes - 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Shkurt deri me 11 mars.
- Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 25 shkurt-11 mars.
- Universitetet do vijojnë Online.
-Fluturimet me Britaninë të pezulluara nga 26 shkurti deri me 11 mars.
*Tiranapost.al.