Aktualitet

Nuk e dija se kishte plumb brenda! Dëshmia e 28 vjeçarit që vrau shokun në lokalin në Tiranë

Nuk e dija se kishte plumb brenda! Dëshmia e 28 vjeçarit që

Nuk e dija se kishte plumb brenda. Këtë ka thënë në dëshminë e tij 28 vjeçari Marjus Dema, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qema, 27 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmë një një lokal në Tiranë, pranë rrugës 5 Maji.

Marjus Dema u vetëdorëzua sot në Polici dhe nga dëshmia e tij nuk flitet për konflikt verbal me viktimën, por si një ngjarje aksidentale.

Nuk e dija se kishte plumb brenda! Dëshmia e 28 vjeçarit që

Para togave të zeza, ai ka thënë: “Armën në tavolinë e solli Mehmeti (viktima), na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikator dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”.

Ndërkaq, nga pamjet e siguruara nga kamerat e bizneseve aty pranë, 27 vjeçari teksa qëndronte i ulur në tavolinë i kërkonte Marjusit që të ulte armën, që po ia mbante të drejtuar. Marjus Dema, shihet duke bërë lëvizje të pa kontrolluara, derisa qëlloi dhe plumbi kapi në pjesën e kraharorit Mehmet Qemën.

I riu u dërgua në spital, por ishte e pamundur t’i mbijetonte plagëve. Pritet që autori i vrasjes të dalë para gjykatër për t'u përballur me akuzat.

*Tiranapost.al.