Aktualitet

24 orët e Ramës në Prishtinë! Pse erdha dhe ç’mësova

24 orët e Ramës në Prishtinë! Pse erdha dhe

Vizita 24 orëshe e kryeministrit Edi Rama në Kosovë nuk ka lidhje me ndërhyrjen e tij në politikë, por ishte informuese, për të mësuar më shumë lidhur me aktakuzën për krime lufte ndaj Presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Veseli. Në një konferencë për mediat me gazetarët, Rama sqaroi:

"Nuk është detyra ime t’i bashkojë partitë politike në një tryezë. Asnjëherë nuk kam menduar që duke bërë rolin e kryeministrit se çfarë duhet të bëj dhe si duhet ta bëj. Shqipëria e ka detyrim ta mbështesë Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryetarit në Shqipëri duhet të jetë në mishërimin e kësaj mbështetjeje. Shqipëria as nuk e ka, as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit, mentorit, që nga lart i tregon udhëheqësve në Kosovë se çfarë duhet ta bëj. Di më shumë seç dija para 24 orësh për këtë çështje (aktakuzën e Hagës) dhe për situatën, ju takon udhëheqësve të këtushëm të marrin vendimet dhe të zhvillojnë proceset e nevojshme sipas tyre. S’e fsheh që kam opinionet e mia".

Lexo më shumë: