Aktualitet

Nuk jam për karantinë të dytë, por lokalet të mbyllen më herët

Nuk jam për karantinë të dytë, por lokalet të mbyllen

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero e sheh tejet problematike vijimin e grumbullimeve të të rinjve në lokale, ku duket se edhe adminsitratorët në disa raste nuk zbatojnë protokollin për të mbajtur tavolinat larg njëra tjetrës. Në një intervistë për News 24, ai tha se nuk është për një karantinë të dytë, por shtoi se lokalet do ishte mirë të mbylleshin më herët se oea 22:00

‘I kam parë më sytë e mi si grumbullohen të rinjtë në lokale pa asnjë masë distancimi. Fatmirësisht ata nuk janë kategori që sëmuren rëndë, por fatkeqësisht ata janë transmetues tësëmundjes'.

Pipero bëri thirrje që lokalet të zbatojnë masat dhe protokollin: Tavolinat të mbahen larg ose të hiqen. 

Ditën e djeshme u raportua për mbi 700 të infektuar. Tirana është vatra e nxehtë e koronavirusit.