Aktualitet

Nuk jemi prekur ende nga vala e dytë. A rrezikon Tirana mbylljen si vatra më e nxehtë e Covid?

Nuk jemi prekur ende nga vala e dytë. A rrezikon Tirana mbylljen si vatra

Shqipëria nuk është prekur ende nga vala e dytë e pandemisë. Ministrja Manastirliu tha se jemi në ecuri të pandemisë nga vala e parë e cila për fat të mirë nuk ka rritje eksponenciale.

Sa rrezikojmë valë të dytë? Nëse presim valë të dytë kjo çfarë është? 

Nëse shihet kurba epidemiologjike, është e qartë që kemi ecuri të epidemisë sipas një vale e cila për fat të mirë nuk ka një rritje eksponenciale. Ka një plato që po vijon, por është epidemi në zhvillim.

A rrezikojmë mbylljen?

Nuk parashikohet mbyllje tërësore, pot do varet nga ecuria e epidemisë , do kemi konsultime të ngushta me ekspertët, do vlerësojmë masa për tu zbatuar jo neglizhuar. Ende nuk e kemi të matshëm impaktin e hapjes së shkollave me rastet e infeksionit. Bota është në përballjen e parë një herë në 100 vjet.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm të kuptojmë rolin që kemi dhe në fund të ditës të shëndetit të familjarëve.

Tirana është vatra më e nxehtë, a mund të ketë Lockdwon parciale? Pra vetëm për Tiranën? 

Nuk rezultoi i sukseshëm as Locdowni parcial në Milano. Strategjia më efikase është gjurmimi dhe izolimi duke këputur zinxhirin. Do shtojmë gjurmimin dhe patjetër testimin. Por do shtojmë dhe ndërgjegjësimin.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81