Aktualitet

Nuk ka datë, por ja si mendohet të hapet transporti urban në Tiranë

Nuk ka datë, por ja si mendohet të hapet transporti urban në

Nuk ka një datë se kur të hapet transporti publik, por kreu i Shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja ka treguar  se si është menduar që të funksionojë kur të hapet, me masa për shkak të rrezikut të infektimit nga koronavirusi.

Në një intervistë ai ka treguar se nuk ka datë fikse, por Bashkia Tiranë me ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur modalitetet e fundit, lidhur me protokollin e sigurisë mënyrën e operimit, dhe skemën financiare.

Për RTV Ora ai tha:

A ka ndonjë plan që ka dalë se kur do hapet transporti?

Rixhin Qosja: Konkret jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin.

Lidhur më masat e sigurisë, Qosja tha se do të adaptohen protokolle sigurie siç ka vepruar Europa dhe Kosova: Pra në transport publik nuk do mblidhen më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë.

Cili është maksimumi i kapacitetit?

Rixhin Qosja: Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.