Aktualitet

Nuk ka qenë kurrë Berisha miku im. Denoncimet e tij në Facebook nuk më vënë në lëvizje

Nuk ka qenë kurrë Berisha miku im. Denoncimet e tij në Facebook

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po fliste për sistemin e ri të adresave ku ritheksoi edhe njëherë që nuk ndryshojnë aspak vendet ku do votohet. Në një moment ai tregoi rastin e një shoku nga Tropoja që tha se, ‘ndihen si të persekutuar dhe më shkroi se kishte një problem me adresën’.

Pas këtij rrëfimi Ilva Tare e pyet nëse ka humbur miqësi me tropojan të tjerë si Sali Berisha.

Pjesë nga biseda:

Ilva Tare: Keni prishur miqësi me Tropojën?

Sandër Lleshaj: Nuk kam humbur, i kam prapë miq.

Ilva Tare: Duket sikur i persekutoni?

Sandër Lleshaj: S’kam humbur asnjë mik nga Tropoja. Jam rritur në shkollën ‘Skëndërbej’, ku ngjizëm një miqësi pa kushte, pa kompromize. Kam një miqësi nga të gjitha qytetet, është e paprekur.

Ilva Tare: Kam parasysh statuset e Berishës, e keni pasur mik?

Sandër Lleshaj: Jo s’e kam patur mik. S’kam patur asnjë marrëdhënie direkte. Ka qenë shumë larg dhe shumë lart meje. Ka qenë kryeministër, president. I ndjek me shpërfillje. E vetmja mënyrë për ta vlerësuar është ta shpërfillësh.