Aktualitet

Nuk më shqetëson! Këndvështrimi i mjekut Pipero për të infektuarit në call-center

Nuk më shqetëson! Këndvështrimi i mjekut Pipero për

Për mjekun e njohur Pëllumb Pipero lajmi për numrin e lart të rasteve ditën e sotme (25 gjithsej), 15 prej të cilëve u konfirmuan në një call-center, nuk është shqetësues. Ai e shesh si një sinjal që duhet të tregojmë kujdes, por ekspozimi për të në këtë fazë është pozitive.

“Presim të ketë rritje por jo të gjithë të kenë simptoma, të mos jenë të sëmurë. Ato janë pothuajse 3 radhë kontaktesh. Është një sinjal që na thotë se duhet të kemi kujdes. Por nuk më shqetëson se është ekspozim dhe për mua ekspozimi në këtë fazë ka shumë anë pozitive. Kemi 3 raste të shtruar në spital nga 25 raste, ky është sinjali që tregon se duhet të kemi kujdes”, tha Pipero.

Deklarata u bë në emisionin Opinion.