Aktualitet

Nuk mund t’i shpëtosh gjobës për maskën as kur je pasagjer në makinë!

Nuk mund t’i shpëtosh gjobës për maskën as kur je

769 këmbësorë apo pasagjerë që udhëtonin me makinë janë gjobitur pasi nuk kanë mbajtur maskën. Policia e Shtetit njofton se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në orët e mbrëmjes, por ata që janë kapur në shkelje janë gjobitur.

Sipas njoftimit, ishin 600 këmbësorë që u gjobitën me 3000 lekë, ndërsa nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore u vendosën 169 gjoba, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

“Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 22 shtetas, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke u grumbulluar në tubime të paligjshme. Në përfundim të veprimeve këta shtetas janë proceduar penalisht dhe janë ndëshkuar edhe me masën administrative 3000 lekë secili”, thuhet në njoftimin e policisë.