Aktualitet

Nuk mundet të njollosë punën tonë! Reagimi nga 'Shefqet Ndroqi' për sanitaren që u hoq si infermiere dhe i mori milionat 30 vjeçares

Nuk mundet të njollosë punën tonë! Reagimi nga 'Shefqet

Bluzat e bardha të spitalit Shefqet Ndroqi kanë reaguar pas skandalit me sanitaren, e cila përmes mashtrimit duke u hequr si mjeke e spitalit i mori vajzës së një prej pacienteve të shtruara një shumë prej 8 milionë lekësh, me pretendimin se do ua shpërndajë mjekëve  të tjerë që të kujdesen për të.

Në njoftimin për mediat, Spitali Shefqet Ndroqi  deklaron se ky akt i shëmtuar nuk mund të njollosë punën që bëjnë bluzat e bardha dhe se i gjithë personeli shëndetësor ndihen të lënduar nga kjo situatë dhe nga ngjarja e fundit.

“Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ ‘STOP’. Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Personeli shëndetësor i spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofroj me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetësor ‘Shefqet Ndroqi'”.

Rasti u denoncua nga emisioni investigative Stop në televizionin Klan. Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë pushimin e menjëhershëm nga puna dhe bëri thirrje për ndjekje penale, ndërsa sot policia arrestoi sanitaren me emrin Tire Dervishi.

Vajza e pacientes e cila fatkeqësisht ndërroi jetë, ka treguar se nëna e saj qëndroi për 28 ditë në spital. Për rastin janë vënë nën hetim edhe katër persona të tjerë të dyshuar për korrupsion.

*Tiranapost.al.