Aktualitet

Nuk ndryshojnë masat anti-Covid: Lëvizja e ndaluar pas orës 20:00, rregullat e tjera në fuqi

Nuk ndryshojnë masat anti-Covid: Lëvizja e ndaluar pas orës

Situata nuk është aty ku ne duhet të jemi, prandaj masat do të vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel. Ky është vendimi që u mor sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve sa i përket masave anti-Covid për dy javët në vijim.

Masat janë:

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes - 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 7 prill për dy javë.

- Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes - 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga sot për dy javë.

- Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për dy javë.

- Universitetet do vijojnë Online.

-Fluturimet me Britaninë të pezulluara.

Mira Rakacolli tha se masat e propozuara kanë qenë efikase si rezultat edhe të bashkëpunimit të mirë me qytetarët. Situata e përmirësuar ka ndikuar edhe nga procesi i vaksinimit.

*Tiranapost.al.