Aktualitet

Numri i të infektuarve pranë një rekordi të ri. Ministria jep detaje për tre viktimat që humbën jetën nga Covid

Numri i të infektuarve pranë një rekordi të ri. Ministria

Është rritur sërish numri i të infektuarve nga Covid, ku nga 1413 testime në 24 orët e fundit u konfirmuan të infektuar 295 persona. Ndërsa tre pacientë të prekur nga Covid, humbën betejën me virusin: një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020) Raste të reja ditore 295 Të shëruar ne 24 orë 96 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 1413

Testime totale 108.782 Raste pozitive 17350 Raste të shëruara 10167 Raste Aktive 6729 Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3307 Durrës 693 Shkodër 477 Fier 419 Korçë 404 Lezhë 350 Elbasan 293 Vlorë 243 Berat 202 Kukës 172 Dibër 86 Gjirokastër 83.

Numri i të infektuarve pranë një rekordi të ri. Ministria