Aktualitet

Nxirren minatorët nga miniera në Martanesh, dy prej tyre të lënduar. Dyshimet pse u shemb galeria

Nxirren minatorët nga miniera në Martanesh, dy prej tyre të

Janë nxjerrë nga miniera të gjithë minatorët të cilët u bllokuan pas shembjes së galerisë në minierën e kromit në fshatin Thekën të Martaneshit. Sipas informacioneve të para, nga 6 minatorët, dy prej tyre janë lënduar, njëri është dërguar me helikopter në Tiranë në gjendje të rënduar ndërsa tjetri po merr trajtim në spitalin e Bulqizës. Minatorët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se ka qenë një shpërthim nga gazi që ka shkaktuar shembjen e galerisë së Minierës. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Katër autoambulanca dhe forca policie u nisën me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.

Policia e Bulqizë tregon informacione paraprake nga ngjarja:

Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë të shkaqeve ngjarjes.

*Tiranapost.al.