Aktualitet

Nxirrte gurë nga mali i Tomorrit, shpallet në kërkim babai i deputetit të LSI-së

Nxirrte gurë nga mali i Tomorrit, shpallet në kërkim babai i

Selim Qama, babai i deputetit të LSI-së Kladi Qama është shpallur në kërkim nga policia. Mediat shkruajnë se 61 vjeçari akuzohet për dëmtim të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore, nxjerrje të gurëve që shërbejnë si pllaka dekorative në Malin e Tomorrit, fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taskave dhe tatimeve.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët ushtronin aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative, ndërsa në kërkim është babai i deputetit.

Pranë aksit Novaj-Pronovik, në vendin që quhet Qafa e Sqepurit janë parë dy makina pa targa teksa ngarkonin gurët të nxjerra nga Mali i Tomorrit, zonë e shpallur Park Kombëtar. Gurët më pas dyshohet se i tregtonin.

Mësohet se kompanisë i është pezulluar më parë leja, po aktiviteti ilegalisht ka vijuar.