Aktualitet

OBSH në Shqipëri thirrje qytetarëve: Mos e teproni me këtë produkt

OBSH në Shqipëri thirrje qytetarëve: Mos e teproni me

Organizata Botërore në Shqipëri i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me përdorimin e kripës.

Përmes një statusi në faqen e “Facebook” OBSH në shqipëri shkruan se përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5 g në ditë për të rriturit dhe shumë më pak për fëmijët.

Postimi i plotë i OBSH në Shqipëri:

Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përdorimin e kripës.

OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.

Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.

Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.

Kjo përfshin:

bukën

drithërat dhe produktet e bukës

mishin e përpunuar

djathin

duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë.