Aktualitet

OBSH pranon se virusi mund të përhapet nga ajri

OBSH pranon se virusi mund të përhapet nga ajri

239 shkencëtarë i dërguan një letër OBSH ku i kërkonte të ndryshonte protokollin pasi kishin zbuluar se grimca të vogla virusi qëndronin në ajër dhe mund të infektonin njerëzit.

Së fundmi OBSH ka pranuar se ka prova domethënëse që tregojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla në ajër.

Një zyrtar i OBSH-së citohet të ketë thënë se transmetimi i virusit nga ajri nuk mund të përjashtohet, sidomos për ambientet e mbyllura, të mbushura me njerëz apo me ajrosje të dobët. Mëgjithatë, OBSH pritet ta konfirmojë në rrugë zyrtare dhe më pas konkluzioni do të ndikojë në udhëzimet dhe protokollet e sigurisë, sidomos për ambientet e mbyllura.

Shkencëtarët kritikuan OBSH duke thënë se ka nënvlerësuar mundësinë e transmetimit të virusit nga ajri.

Deri më tani OBSH ka thënë se virusi transmetohet vetëm përmes spërklave, kollitjes së të infektuarit apo teshtimës.