Aktualitet

OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët Covid-19 në Shqipëri

OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë Covid-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSH-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me Covid-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar të Premten, më 15 Janar me praninën e Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSH-së në Shqipëri.

Oksimetria e pulsit është një mënyrë e padhimbshme dhe e besueshme për matjen e niveleve të oksigjenit në gjak të një personi nga klinicistët, e cila mund t’i ndihmojë pacientët për të përcaktuar se kur mund të kenë nevojë për të kërkuar një shkallë më të lartë kujdesi shëndetësor

Duke shprehur mirënjohje për Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë për të përballuar këtë luftë me armikun e padukshëm, ministrja Manastirliu theksoi se “luftën me Covid-19 do ta fitojmë duke qenë bashkë dhe solidarë me njëri-tjetrin!”

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ambasadori Zingraf theksoi se “Gjermania është e lumtur të vazhdojë mbështetjen e saj për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë dhe, në këtë mënyrë, të plotësojë mbështetjen e madhe që Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë.”

Teksa OBSH-ja dhe partnerët vijojnë punën për sigurimin e plotësimit të angazhimeve për furnizimet e nevojshme të përgjigjes ndaj Covid-19, përfshirë pajisjet personale mbrojtëse, ato të testimit diagnostik dhe kujdesit klinik, Dr. Menne theksoi se Zyra e OBSh-së në Shqipëri mundësoi sjelljen e shpejtë dhe në kohë të donacionit të ndihmës humanitare prej 1000 pajsijesh oksimetrie nga Gjermania në Shqipëri. “Ne jemi në këtë betejë së bashku! Askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jemi të sigurt!”, tha ajo.

Përveç bashkërendimit aktivisht ndërmjet partnerëve shëndetësorë dhe donatorëve për sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme strategjike dhe teknike, OBSH-ja ka bashkëpunuar ngushtësisht në çdo hap me autoritetet shqiptare të kujdesit shëndetësor për përballjen strategjike me pandeminë.

Me mbështetjen e OBSH-së, Shqipëria e pesëfishoi kapacitetin e testimit që nga maji i vitit 2020, ndërkohë që OBSh-ja ndihmoi në trajnimin e 7054 punonjësve të shëndetit në spitalet universitare, rajonale dhe komunale.

Për herë të parë, OBSH-ja e mbështeti teknikisht Shqipërinë për t'u përfshirë në një provë të madhe ndërkombëtare: me 65 pacientë pjesëmarrës, ajo është një nga vendet e grupit të shtevete të përfshira në Provën Ndërkombëtar të Solidaritetit të OBSh-së – ku arritën të grumbulloheshin 12 000 pacientë në më shumë se 500 spitale në mbarë botën - për të përcaktuar nëse kombinime të ndryshme të baranve mund të kenë ndonjë efekt në shkallën e vdekshmërisë, nisjen e ventilimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital të pacientëve me Covid-19.

Më tej, OBSH-ja dhe partnerët po punojnë me Shqipërinë, së bashku me vendet e tjera, përmes Instrumentit të COVAX-it, për të siguruar një qasje të drejtë e të barabartë të të gjitha shteteve ndaj vaksinës, dhe përmes kornizës së alokimit për përcaktimin e përparësive brenda cdo vendi të grupeve të para të disponueshme të vaksinës.