Aktualitet

OFL i nis formularë tre të dënuarve për vjedhje, trafikim të miturish dhe prostitucion

OFL i nis formularë tre të dënuarve për vjedhje, trafikim

OFL i ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë kundrejt tre të dënuarve.

Bëhet fjalë për tre të dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, "Trafikimi i të miturve" dhe "Vjedhja me armë”.

F. E. alias F. E., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i të miturve";

D. M., banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.