Aktualitet

OFL në Jug. 5 personave që u shkoi kërkesa për të deklaruar pasurinë për 48 orë

OFL në Jug. 5 personave që u shkoi kërkesa për të

OFL ka ‘zbritur’ në jug ku u ka dërguar shkresë pesër peraonve të cilët rezultojnë të dënuar për krime të rënda, si vjedhje me armë, rrëmbim personi, vrasje kundër dy ose më shumë personave hde prodhim e trafik drogë.

Pesë personat duhet të që të deklarojnë pasurinë e tyre me burimet brenda afatit kohor prej 48 orësh.

Por kush janë ato?

-Krenar Skënduli, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Gentian Sinomema, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim;

– Adriatik Kanushi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

– Endrik Lluka, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– Ervis Canka, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Përgjigjet e tyre do ti dërgohen SPAK-ut., për veprime të mëtejshme ndaj personave që janë subjekte të ligjit special.