Aktualitet

OMN-ja mbështet zgjatjen e afatit të Vettingut, Popovski: që procesi të përfundojë me sukses

OMN-ja mbështet zgjatjen e afatit të Vettingut, Popovski: që

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e konsideron të rëndësishme nismën e Partisë Socialiste për zgjatjen e vettingut në vendin tonë, pasi ajo është e nevojshme që procesi i pastrimit të sistemit gjyqësor nga prokurorët dhe gjqtarët e korruptuar të përfundojë me sukses.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, përfaqësuesi i OMN-së, Maciej Popovski është shprehur në emër të Komisionit Evropian se organeve të vettingut duhet t’u zgjatet afati, në mënyrë që të adresohen të çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar.

Puna që është bërë deri tani të mos humbë e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht. Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione”, ka thënë Maciej Popovski, përfaqësues i ONM-së.

Në fund të Shtatorit, Partia Socialiste mblodhi kryesinë e Grupit Parlamentar, ku u diskutua në lidhje me shtyrjen e afateve të Vettingut, ç’ka parashikon ndërhyrjen në Kushtetutë.

Në seancën e fundit ku u miratua përmes votimit programi politik qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryeministri Edi Rama i shtriu dorën opozitës: Ai tha se nëse nuk do të ketë gatishmërinë të opozitës për bashkëpunim, reformat me rëndësi siç është ajo zgjedhore apo Kushtetuese do t’i bëjë me popullin, pa shtuar më shumë.

Tiranapost.al