Aktualitet

Onkologjiku mbushur me të infektuar, revoltohet doktoresha: Tendenca është që vetëm të poshtërohemi e të dalim si të pashpirt

Onkologjiku mbushur me të infektuar, revoltohet doktoresha: Tendenca

Nga opozita por dhe në disa portale është aluduar se në Spitalin Onkologjik është një situatë e rënduar me të infektuar me koronavirus. Lidhur me aludimet, ka reaguar ashpër doktoresha Silvana Çeliku. Ajo thotë se ata që kanë publikuar dhe kanë dhënë lajme të tilla ia kanë arritur të dezinformojnë dhe të kthejnë popullin kundër mjekëve. Doktoresha garanton se Onkologjiku është i vetmi që e ka situatën nën kontroll dhe se deri më tani nuk ka asnjë të prekur me koronavirus, nga mekët, infermierët apo pacientët. Doktoresha në reagimin e saj kërkon që të lihen të qetë mjekët të punojnë për të mposhtur; këtë virus të mallkuar.

Reagimin e plotë e lexoni si më poshtë:

Mendoja se media është për të informuar njerëzit në mënyrë të drejtë dhe jo për të dhënë lajme për të bërë lajm. Spitali Onkologjik është i vetmi që e ka situatën e Covid nën kontroll duke menazhuar në kohë reale dhe brenda të gjitha protokolleve çdo rast të dyshuar për Covid 19. Dhe në vend të bëjmë lajm për të mirë, tendenca është që vetëm të poshtërohemi e të dalim si të pa shpirt. Shumë jo profesionale. Nëse duan të na vënë popullin kundra, ja kanë arritur. Pacientët duhet të mësohen të vinë në oraret e caktuara, të shoqërohen vetëm nga një familjar dhe të respektojnë distancën e caktuar. Askush nuk do të hyjë në spital pa rradhë dhe i pa shoqëruar nga kordinatorët tanë. Pacientët dhe të gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë që kjo bëhet për të mirën e shëndetin e të gjithëve dhe duke ndjekur rregulloren e gjithë spitaleve në botë. Ju lutemi na lini të bëjmë punën tonë me korrektësi se vetëm kështu do ta mposhtim virusin e mallkuar. Ju faleminderit që më mirëkuptoni.

Onkologjiku mbushur me të infektuar, revoltohet doktoresha: Tendenca