Aktualitet

ONM i jep Ok propozimit të PS për zgjatjen e Vettingut: Konsulta duhet edhe me 'Venecian'

ONM i jep Ok propozimit të PS për zgjatjen e Vettingut: Konsulta duhet

ONM mbështet propozimin për zgjedhjen e mandatit kushtetues të KPK për të vijuar me procesin e Vettingut. Operacioni Ndëkombëtar i Monitorimit ka reaguar pas kërkesës së maxhorancës që të zgjaten afatet dhe për këtë do të duhet të bëhen edhe ndryshimet kushtetuese, që procesi për verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të vijojë, për shkak se është një numër i konsiderueshëm që nuk është verifikuar ndërsa afati zyrtarisht përfundon në qershor 2022. Sipas ONM është domosdoshmëri që të shtrihen afatet kohore të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Pulblike, për afatet duhet të ketë një konsultim nga vetë autoritetet shqiptare dhe një konsultë edhe me Komisionin e Venecias.

Reagimi i plotë:

“Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t'i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias”.

ONM i jep Ok propozimit të PS për zgjatjen e Vettingut: Konsulta duhet

5 vite ishte afati i këtij institucioni, për të verifikuar rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë, por koha për shumë arsye duket se nuk mjaftoi. Maxhoranca e bëri këtë propozim në mbledhjen e kryesisë së PS-së të pak ditëve më parë, ndërsa nga opozita nuk ka ende një reagim. Që të vendoset shtyrja duhet gjetur konsensusi në Kuvend, dhe maxhoranca me opozitën tashmë në parlament nuk i ka të gjitha votat që i duhen, 77 nga 94 vota që kërkohen.

Ndërkaq, kryeministri Rama nga seanca e javës së kaluar ku u miratua dhe votua programi politik, tha se dora për opozitën do të jetë e shtrirë, por shtoi se nëse nuk do të ketë bashkëpunim, për reformat si ato Zgjedhore apo Kushtetuese, bashkëpunimi do jetë me popullin.

*Tiranapost.al.