Aktualitet

Operatorë turistikë shqiptarë bllokohen në Izrael, anulohet fluturimi për shkak të sulmit nga Irani

Operatorë turistikë shqiptarë bllokohen në Izrael, anulohet

Disa operatorë turistikë shqiptarë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit kanë mbetur të bllokuar në Izrael, pas sulmit të Iranit, raporton Top Channel. Një ditë para sulmit të befasishëm ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë. Një udhëtim i cili ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë por që sulmi i raketave prishi planin e tyre.

Operatorë turistikë shqiptarë bllokohen në Izrael, anulohet

Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Top Channel raporton se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.

Operatorë turistikë shqiptarë bllokohen në Izrael, anulohet

Operatorë turistikë shqiptarë bllokohen në Izrael, anulohet