Aktualitet

Operohet nga zemra kryepeshkopi Anastas Janullatos

Operohet nga zemra kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale pas problemeve me zemrën që e bënë të shtrohej në spital. Kryepeshkopit i janë vendosur dy stenta në zemër dhe fatmirësisht operaconi kaloi me sukses, dhe tashmë ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin për të e bëri me dije Kisha Ortodokse në Shqipëri që tregoi se ai vuante nga stenoza e arteries dhe brenda ditës u realizua ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Brenda dy ditësh kryepeshkopi do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepeshkopatë.

Njoftimi i plotë: 

NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS

Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në Spitalin HYGEIA në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake. Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm.
Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë.

Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës dhe Durrësit,
27 qershor 2020