Seanca e sotme e parlamentit ka zgjatur vetëm 17 minuta. Edhe ato mes tymuese dhe tymit të zjarrit.
Opozita, prej disa javësh hedh në Kuvend tymuese, djeg fletë për të ndezur zjarr dhe bllokon foltoren.
Punonjësit e Gardës kanë ndeshur edhe sot rezistencë nga deputetët e opozitës për t`i kontrolluar.
Në kushtet e tilla, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.
Ajo shtoi se seanca e radhës do të njoftohet një ditë tjetër.