Aktualitet

Ora News transmeton live momentin kur mbërrijnë policë me maska dhe të armatosur

Ora News transmeton live momentin kur mbërrijnë policë me maska

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur pak minuta më parë në ambientet e televizionit “Ora News”, pas urdhrit të GJKKO për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit.

SPAK dyshon se Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familja e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Vendimi u mor pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku biznesmeni Ylli Ndroqi ishte subjekt i ligjit anti-mafia.

Ora News transmeton live momentin kur mbërrijnë policë me maska

Ora News transmeton live momentin kur mbërrijnë policë me maska

Është e paqartë nëse pas sekuestrimit, do të vendoset edhe mbyllja e sinjalit të Ora News dhe Rtv Ora.

Ora News transmetoi live, teksa forca të shumta policie mbërritën pranë televizionit. 

Avokatët e Ylli Ndroqit kanë thënë se vendimi për 26 sekuestrot do të ankimohet në Apel.