Aktualitet

Organizatat mjedisore ngrenë padi në Gjykatë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Organizatat mjedisore ngrenë padi në Gjykatë për
Organizatat mjedisore joqeveritare shqiptare, PPNEA dhe AOS kanë dorëzuar një padi në Gjykatën administrative për ndërtimin e Aeroportit të Vlorë.

“Ky ndërtim i paligjshëm ndodh në një ndër ligatinat më të rëndësishme dhe me biodiversitet të lartë të vendit, si dhe përgjatë korridorit të Adriatikut, një prej rrugëve më të rëndësishme për shtegtimin shpendëve. Institucionet shqiptare po shkelin ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare, duke anashkaluar procedurat dhe duke hedhur poshtë vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare.

Organizatat joqeveritare do të dorezojnë prova dhe fakte mbi shkeljen e disa ligjeve, si ligji për zonat e mbrojtura, ligji për realizimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), ligji për planifikimin e territorit, procedurat lidhur me kontartën koncesionare si dhe shkelje të rregulloreve përkatëse.

Gjithashtu, pala paditëse do të theksojë ndaj autoriteteve, proceset e paligjshme, mungesën e transparencës dhe përfshirjen e palëve të interesit, si dhe anashkalimin e procedurave thelbësore të procesit. Në mënyrë të përmbledhur, këto vendime e bëjnë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës të paligjshëm e të parregullt, gjithashtu të shoqëruar me ndikime negative dhe të pakthyesheme në mjedis”, thuhet në Padi.