Aktualitet

OSBE/ Deputetja Gjebrea në krye të ekipit të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në Gjeorgji

OSBE/ Deputetja Gjebrea në krye të ekipit të vëzhguesve

Deputetja socialiste Elona Gjebrea, është caktuar si Koordinatore Speciale e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Gjeorgji, më 31 tetor 2020. Miratimi i pozicionit është bërë nga kryeministri Rama, si kryesues i OSBE.

Gjebrea ka nisur punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofrojë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndrojë në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Ajo do të drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtarë, me delegatë nga 57 shtete të OSBE-së.

Përzgjedhja e deputetes vjen si rezultat i përvojës si anëtare e Byrosë ekzekutive në Asamblenë Parlamentare të OSBE-se dhe raportet e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Shkencës, Teknologjisë dhe Mjedisit, por edhe pas misionit me kryesimin e delegacionit vëzhgues në zgjedhjet e zhvilluara në Azerbajxhan.