Aktualitet

OSHEE blen 7.4 milionë euro energji elektrike, por sërish nuk plotësohet sasia që nevojitet

OSHEE blen 7.4 milionë euro energji elektrike, por sërish nuk

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka zhvilluar sot një tjetër ankand për sigurimin e energjisë për periudhën 14 – 17 tetor.

Nga ankandi u sigurua sasia prej 4,128 MWh, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh duke mos arritur të plotësohet energjia që nevojitet, njofton OSHEE.

Ditën e djeshme u sigurua 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh nga dy ankande të zhvilluara online.

Në total sot dhe dje janë blerë rreth 7.4 milionë euro energji në total.

OSHEE thotë se pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, si rrjedhojë e çmimeve të larta është detyruar të skualifikojë disa nga ofertat që arrinin deri në 590MWh.

Njoftimi i OSHEE:

Në vijim të ankandeve, të datës 11.10.2021, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A, pjesë e shoqërisë OSHEE Group, zhvilloi sot, më datë 12.10.2021, ankandin për sigurimin e profileve band dhe peak, për periudhën 14 – 17 Tetor në sasinë 15,584 MËh.

Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 11:00-12:00-13:00), përmes platformës IT online. Në të morën pjesë 8 shoqëri.

Sasia e energjisë së kërkuar u sigurua pjesërisht, konkretisht u sigurua sasia prej 4,128 MËh, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MËh.

Pra, në vijim të 3 ankandave të zhvilluara dje dhe sot u arrit të sigurohej në total sasia 29,048 MËh nga 44,400 MËh të kërkuara për periudhën 13 – 17 Tetor, me çmim mesatar 259.32 Euro/MËh. Pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. ishte e detyruar të skualifikonte disa nga ofertat për shkak të çmimeve shumë të larta, të cilat arrinin deri në 590 Euro/ MËh.

“Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A./ OSHEE Group garanton të gjithë klientët për furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

Tiranapost.al