Aktualitet

Pa fshatin s’ka pavarësi! Përveç atij të Samirit. Aeroportet shumë mirë që hapen, por turistët s’do marrin bukë me vete

Pa fshatin s’ka pavarësi! Përveç atij të Samirit.

Erion Braçe uron në mënyrën e tij ditën e pavarësisë, duke folur për një nga temat aktuale dhe betejën e tij për bujqit, që sapo mori një përgjigje nga parlamenti javën që shkoi.

Amendementet e Braçes u rrëzuan, por deputeti socialist vijon betejën edhe në ditë feste, duke kujtuar se pikërisht në ditën e pavarësisë merr vlerë ajo.

Ai shkruan se “fshat pa prodhim nuk ka”, por TVSH-ja mbi lëndët e para dhe TVSH-ja mbi prodhimin, e bëjnë të shtrenjtë, e zvogëlojnë, e bëjnë të “dhunueshëm” nga importi.

Gjithashtu, Braçe shton se llogarinë e tretë, këtë nga 1 janari 2022 me zero kompensim për bujkun, nuk ia vlen ta bësh, pasi është e gjitha me humbje.

Deklarata e Braçes në rrjetet sociale:

NUK KA KOMB PA FSHAT!

NUK KA PAVARESI PA PRODHIM!

Kjo eshte LLOGARIAEJAVES,

bere ne Kuvend por pa tunduar kend;

FSHATI DUKET NJE GJE E LARGET ATY, USHQIMI DUKET NJE CESHTJE STOMAKU, DIETASH E KAQ!

Fshat pa prodhim nuk ka (ose ka po eshte “fshati” parazit i Samirit);

TVSH mbi lendet e para dhe TVSH mbi prodhimin, e bejne te shtrenjte, e zvogelojne, e bejne te “dhunueshem” nga importi;

E gjitha varet nga politika e tatimeve e taksave, por jo vetem;

??Llogaria e pare, viti 2015-te, kompesimi per bujkun me Tvsh 20%:

Per 1 kg domate, patate, karrote, spec, qumesht, mish etj;

CMIMI 50 LEKE=41.7 VLERE E TATUESHME+8.3 LEKE TVSH KOMPESIM PER BUJKUN;

Bleresi merr nga bujku 1 kg prodhim,

i shton 10 leke vlere (shpenzime, fitim i tij etj);

CMIMI 60 LEKE=50 LEKE VLERE E TATUESHME+10 LEKE TVSH.

Grumbulluesit i mbetej 8.3 leke per te gjitha.

??Llogaria e dyte, viti 2019-te, kompesimi per bujkun me 6% TVSH;

Per 1 kg domate, patate, karrote, spec, qumesht, mish etj;

CMIMI 50 LEKE=47.2 VLERE E TATUESHME+2.8 LEKE TVSH KOMPESIM PER BUJKUN;

Bleresi merr nga bujku 1 kg prodhim,

i shton 10 leke vlere (shpenzime, fitim i tij etj);

CMIMI 60 LEKE=50 LEKE VLERE E TATUESHME+10 LEKE TVSH.

Grumbulluesit i mbetej 2.8 leke per te gjitha.

LLOGARINE E TRETE, kete nga 1 janari 2022 me ZERO KOMPESIM PER BUJKUN, nuk vlen ta besh, eshte e gjitha me humbje.

CFARE VJEN PAS KESAJ;

?Bleresi do ule cmimin me te cilin i ble bujkut prodhimet, nxjerre ne apo nen kosto, TE PA INTERESUAR TE MBJELLE E KULTIVOJE;

?Bleresi do rrise cmimin per komsumatorin, ky i fundit do blej me pak ne sasi; kerkesa do bjere e prodhimi i bujkut po ashtu; ne eksport cmimet e rritura do nxjerrin nga tregu prodhimet e bujkut tone.

Kjo eshte llogaria dhe eshte nje!

Ekonomia nuk eshte e njeanshme, kudo; eshte diverse dhe perfshirese.

Po bejme mire qe po ndertojme rruge, porte, aeroporte, hidrocentrale, parqe diellore apo me ere;

Patjeter rrisim ekonomine keshtu, turizmin, turistet.

Por turiste me ushqim me vete apo qe hane ketu cfare tregtaret e tyre i shesin ketij vendi, eshte shume me pak ekonomike.

Ndaj ekonomia nuk rritet ne peme, por ne shkalle!

Tiranapost.al