Aktualitet

Pacientët e infektuar në të 30-tat po shfaqin simptoma të rënda!

Pacientët e infektuar në të 30-tat po shfaqin simptoma të

Në Infektiv ka raste të pacientëve që janë në të moshës 30-45 vjeç, që po shfaqin simptoma të rënda nga COVID. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

“Sëmundja ka prekur në masën më të madhe moshat mbi 67 vjeç, por me simptoma të rënda ka edhe raste të reja nga 30 deri në 45 vjeç”.

Ministrja tha se sipas të dhënave Shkodra është qyteti me incidencën më të lartë në raport me numrin e popullsisë.

“Ne jemi në 80 raste në Spitalin Infektiv, por duke patur parasysh skenarët jemi në 20% të kapaciteteve të zëna. Në maksimumin e shtrimeve kemi patur 80. Në terapi intensive në 10 ditëshin e fundit jemi në numra 10-12 raste. Nuk jemi në limite përsa i përket terapisë intensive dhe kemi kapacitete të terapisë intensive. Vatra kryesore, është Tirana, Shkodra dhe Durrësi. Përsa i përket incidencës Shkodra ka qenë me incidencën më të madhe në raport me popullatën”, tha Manastriliu.

Po ashtu ajo konfirmoi rastin e foshnjës 2-muajsh me Covid të shtruar tek Pediatria e Infektivit.

Deklarata u bë në emisionin "Opinion"